RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

As kryesindikalistja evropiane nuk e zgjidh ngërçin, greva vazhdon

as-kryesindikalistja-evropiane-nuk-e-zgjidh-ngercin,-greva-vazhdon

Drejtoresha e Përgjithshme e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës, Susan Flocken ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kreun e Këshillit Grevist, Rrahman Jashari për të diskutuar rreth gjetjes së një zgjidhje për ndaljen e grevës.

Por, Flocken ka konfirmuar se nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje me Qeverinë dhe se greva në arsim vazhdon.

“Patëm biseda të gjata dhe nuk mundëm të gjenim një zgjidhje. Ne do të vazhdojmë ta mbështesim SBASHK-un dhe anëtarët e saj në hapat që do i ndërmarrin”, tha ajo.

Kurse, kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jashari ka thënë se me gjithë argumentet e Flockenit në mbështetje të grevës, Qeveria nuk ka ndërruar qëndrim.

“Sot takimi i ishte dedikuar zonjës Flocken, ishte një takim që ne pretenduam që në emër të gjithë kolegëve tanë, qeveria duhet ta ndërrojë kahjen dhe qëndrimin. Me gjithë argumentet dhe mbështetjen e paraqitur nga zonja Flocken, duket se Qeveria nuk ka ndërruar në qëndrimet e veta. Nuk kemi asnjë lëvizje fatkeqësisht dhe kemi pritur shumë nga ky takim presinim që Qeveria të lëvizte nga pozicioni i saj”, ka thënë Jashari.

Sipas tij, vetë fakti që nuk ka asnjë lëvizje as pas këtij angazhimi në emër të 11 milionë anëtarëve të arsimit për tërë Evropën, tregon se greva në arsim vazhdon.

Related posts

Dëshmitë tronditëse për zjarrin tragjik në resortin e skive në Crans-Montana: Kamerieri hipi në supin e kolegut dhe hodhi fishekzjarrin në tavan! Shishet e shampanjës shpërthyen dhe…

admin

Kuvendi mbanë një minut heshtje për mjekun Ali Iljazi nga Gjakova

admin

I riu nga Siria realizon video nga rrënojat e ndërtesës së shembur

Muhamet Ramadani