RTV AHIRETI
Lajme

Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveç zv.drejtorit Jankoviq

lirohen-policet-e-ndaluar-ne-serbi,-pervec-zv.drejtorit-jankoviq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se sipas informacioneve të fundit, katër zyrtarë policorë të Kosovës, që po mbaheshin Serbisë, janë liruar.

Kurti ka thënë se i ndaluar vazhdon të mbetet vetëm zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq.

“Informacionet e fundit na njoftojnë se të gjithë policët e ndaluar tashmë janë liruar përveç zv.drejtorit Jankoviq, i njëjti vazhdon të mbahet në burg në Serbi”, tha Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë.

Në fillim të kësaj mbledhje Kurti tregoi se zëvendësdrejtori Jankoviq është dërguar në Rashkë.

“Në mesin e të ndaluarve dhe të arrestuarve është dhe zëvendës drejtori i PK, Dejan Jankoviq nga radhët e komunitetit serb. Sipas informacioneve që kemi zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës është dërguar në Rashkë”, ka thënë Kurti.

Kryeministri ka shtuar se nga e kaluara e dimë që në rast të dërgimit atje ata që ndalohen intervistohen nga akterë të ndryshëm shtetëror të Serbisë. /Telegrafi/

The post Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveç zv.drejtorit Jankoviq first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Prokuroria kërkon paraburgim për njërin nga mjekët e Spitalit të Vushtrrisë – personi i tretë ende në arrati

admin

Kurti flet për masat e Vuçiqit ndaj Kosovës: Akt i dëshpërimit dhe pjesë e fushatës për konflikte të reja

RTI

12 vjeçari gjeti një kuletë me 2,500 euro në Skenderaj, i kthehet pronarit

RTI