RTV AHIRETI
Lajme

Dështon mbledhja e Komisionit Hetimor për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore, s’ka kuorum

deshton-mbledhja-e-komisionit-hetimor-per-procesin-e-subvencionimit-te-blerjes-se-teksteve-shkollore,-s’ka-kuorum

Në mungesë të kuorumit ka dështuar të bëhet konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024.

Kryesuesi i këtij komisioni, Shemsedin Dreshaj e shpalli këtë mbledhje të mbyllur.

“Fatkeqësisht nuk kemi kuorum të mjaftueshëm që të vazhdojmë më tutje në procesin e punës në këtë komision. Këtë mbledhje e shpalli të mbyllur”, tha Dreshaj.

Ndërkaq, deputeti nga partia në pushtet, Mefail Bajqinovci ka propozuar që mbledhjet e këtij komisioni të bëhen ditën e premte në ora 13:30.

Më ketë u pajtuan deputetët që ishin prezent.

Përveç këtyre, në komision të pranishëm ishin, edhe deputetja Arjeta Fejza, Mirlinda Tishukaj-Sadiku dhe deputeti Bekim Haxhiu. /kp/

The post Dështon mbledhja e Komisionit Hetimor për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore, s’ka kuorum first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Shefi i NATO-s: Kina po i ndihmon ekonomisë ruse

admin

Roja bregdetare turke shpëtoi 32 emigrantë të parregullt në brigjet e Detit Egje

admin

Katari dërgon 18 tonë ndihma humanitare në Gaza

rezart morina