Qytetarët me të drejtë vote në të gjithë Maldivet po drejtohen në qendrat e votimit pasi mëngjesin e sotëm ka nisur votimi për zgjedhjet parlamentare, transmeton Anadolu.
Siç raportojnë mediat lokale, rreth 368 kandidatë, duke përfshirë 42 gra të gjashtë partive politike, po konkurrojnë për 93 vende në parlamentar.
Sipas autoriteteve zgjedhore, mbi 280 mijë votues kanë të drejtë të votojnë.
Vendi i Azisë Jugore ka ngritur 602 qendra votimi në të gjitha zonat zgjedhore, ndërsa tre janë të vendosura jashtë shtetit në kryeqytetin Colombo të Sri Lankës, në Trivandrum të Indisë dhe në kryeqytetin Kualu Lumpur të Malajzisë.
Vendvotimet u hapën në orën 8 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 17:30.
Zgjedhjet shihen si vendimtare për presidentin Mohamed Muizzu, politikat e të cilit ndiqen me vëmendje nga peshat e rënda rajonale, respektivisht India dhe Kina të cilat konkurrojnë për ndikim në kombin arkipelag.
Të dy vendet po kërkojnë të mbajnë këmbët në Maldive, e cila ka një vendndodhje strategjike në Oqeanin Indian.