RTV AHIRETI
Shëndetësi

Si ndikon konsumi i kafesë tek personat që vuajnë nga hipertensioni

si-ndikon-konsumi-i-kafese-tek-personat-qe-vuajne-nga-hipertensioni

Konsumi i dy ose më shumë filxhanëve me kafe në ditë rrit dyfish rrezikun e vdekjes së parakohshme nga sëmundjet kardiovaskulare tek njerëzit me hipertension të rëndë.

Sipas studiuesëve, këto gjetje vlerësojnë edhe një herë rrezikun që njerëzit me presion të lartë të gjakut kanë nga konsumi i tepërt i kafesë.

Edhe pse shpesh mund të keni dëgjuar se kafeja ka aftësi të mbrojë shëndetin e zemrës, kjo nuk është e vlefshme për njerëzit me hipertension të rëndë.

Kjo kategori njerëzish janë më të ndjeshëm ndaj efekteve të kafeinës, dhe në këtë rast efektet e saj mbrojtëse mund të mos jenë më të tilla dhe mund të rrisin rrezikun e vdekjes së parkohëshme.

Çfarë është presioni i lartë i gjakut?

Presioni i lartë i gjakut, i njohur gjithashtu si hipertension, ndodh kur forca e gjakut që shtyn muret e enëve të gjakut është vazhdimisht e lartë. Kjo bën që zemra të punojë më shumë për të pompuar gjakun.

Leximet e presionit të gjakut jepen si dy vlera: e para është presioni kur zemra rreh (sistolik) dhe i dyti është presioni kur zemra relaksohet (diastolik).

Disa faktorë rreziku për zhvillimin e sëmundjetvekardiovaskulare përfshijnë konsumin e duhanit, dhe konsumin e ulët të perimeve.

Çfarë e bën kafenë një problem të mundshëm?

Konsumi i kafesë me sheqer, qumësht ose shtesa të tjera, mund të përbëjnë një rrezik për shkak të sheqerit dhe yndyrës së ngopur.

E njëjta gjë vlen edhe në rastin e çaji jeshil dhe llojeve të tjera, të cilëve iu shtohet sheqer apo aditivë të ndryshëm që nuk cilësohen sit ë shëndetshëm.

Studiuesit rekomandojnë se nëse keni hipertension të rëndë dhe ju pëlqen të shijoni kafenë tuaj, merrni parasysh të mos pini më shumë se një filxhan kafeje në ditë.

Në fund të fundit, studimi nuk arriti të tregojë se zgjedhja më e mirë është që njerëzit me hipertension duhet ta ndërpresin kafenë, dhe as nëse zëvendësimi i saj me çaj ka ndonjë përfitim më domethënës.

Pra mënyra më e sigurt sipas tyre është tëo s e teproni me konsumin e saj nëse vuani nga hipertensioni i rëndë.

Related posts

Çfarë e shkakton gjakderdhjen nga hunda

admin

Pse ndodhin ngërçet dhe kontraktimet Muskulare

admin

​Si reagon trupi ynë ndaj të ftohtit

admin