RTV AHIRETI
Shëndetësi

Ky është lëngu që duhet të pish për më shumë energji

ky-eshte-lengu-qe-duhet-te-pish-per-me-shume-energji

Në rrjete sociale po promovohet shumë si pjesë e një rutine të shëndetshme konsumimi i lëngut të panxharit.

Nutricionistja klinike, Evelina Sabonaityte, ka zbuluar për Vogue një listë me gjithë të mirat që vijnë nga ky lëng, i cili nuk është nga të gjithë aq i preferuar.

Panxhari është një thesar me përmbajtje vitaminash dhe mineralesh si: magnez, potasium, hekur dhe vitaminë C.

Ky perim ka përmbajtje nitrati që kthehet në nitrik oksid kur hyn në trup. Përbërësi ndihmon në qarkullimin e gjakut dhe është i rëndësishëm për mirëmbajtjen e sistemit kardiovaskular.

Përmbajtja e betainës ndihmon gjithashtu në mbrojtjen e veshkës nga toksinat dhe largon inflamacionin.

Gjithashtu, lëngu i panxharit ka kontribut direkt në shëndetin e kockave dhe rrit ndjeshëm performancën në sporte prej përqendrimit të nitrateve.

Studiuesit kanë zbuluar se panxhari ka përmbajtje uridine që është një substancë, e cila mban dopaminën në nivel normal duke ndihmuar me stresin dhe ankthin.

Related posts

Dhimbje fyti? Ja kur duhet të bëni analiza dhe të mos gaboni me antibiotikët

RTI

Pesë anët pozitive të konsumit të përditshëm të mjaltit

Muhamet Ramadani

Antibiotikët më të fuqishëm që mund t’i merrni në mënyrë natyrale

admin