RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Blinken diskuton për Gazën me ministrin izraelit të Mbrojtjes dhe anëtarin e kabinetit të luftës

blinken-diskuton-per-gazen-me-ministrin-izraelit-te-mbrojtjes-dhe-anetarin-e-kabinetit-te-luftes

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken diskutoi për situatën në Gaza me ministrin izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant dhe anëtarin e kabinetit të luftës, Benny Gantz, me të cilët bisedoi veçmas në telefon, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet se Blinken ka biseduar me Gallant dhe Gantz në telefon për angazhimin e vendit të tij për sigurinë e Izraelit dhe negociatat për lirimin e të burgosurve izraelitë.

Gjatë bisedimeve, ku u diskutuan çështjet e shpalljes së armëpushimit emergjent dhe dhënies së ndihmës humanitare, Blinken tërhoqi vëmendjen për rëndësinë e masave për uljen e tensioneve në rajon.

Në takimin e tij me Gantz, Blinken u fokusua në parandalimin e përhapjes së tensioneve në rajon.

Related posts

Të paktën 46 persona humbën jetën nga zjarret në Kili

admin

Një nënë nga Podujeva lind katërnjakë

admin

Tregonte injorancën dhe jo atë që dinte/ Zbuloni 25 fakte shumë interesante për Sokratin e madh

admin