RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Një nënë nga Podujeva lind katërnjakë

nje-nene-nga-podujeva-lind-katernjake

Në Klinikën Obstetrike – Gjinekologjike, të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, një nënë nga Podujeva, ka lindur katërnjakë.
Sipas Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, nëna me inicialet D. S., 26 vjeçare, ka lindur me operacion, në kujdes shëndetësor të mjekëve, mamive dhe infermierëve.

“Tre fëmijë janë të gjinisë mashkullore dhe një e gjinisë femërore. Nëna bashkë me fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Tani fëmijët janë nën përkujdesje të stafit mjekësor në Klinikën e Neonatologjisë, ku janë duke marrë trajtimet e nevojshme”, thuhet në njoftim.

Related posts

Në Shqipëri mbahet protestë antiqeveritare, shënohen tensione

Muhamet Ramadani

Tri anije të tjera me drithë nisen nga Ukraina

admin

Maqedonci ndan artikullin e Ushtrisë Amerikane: Vlerësohet përfshirja e tij në International Hall of Fame të CGSC-së

Muhamet Ramadani