RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti gjerman Steinmeier mbërrin në Stamboll për vizitën e tij në Turqi

presidenti-gjerman-steinmeier-mberrin-ne-stamboll-per-viziten-e-tij-ne-turqi

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier mbërriti në Stamboll, ndalesën e parë të vizitës së tij tre ditore në Turqi, raporton Anadolu.

Presidenti gjerman u prit në aeroportin Stamboll nga prefekti i Istanbulit, Davut Gül, ambasadori gjerman në Ankara, Jürgen Schulz, ambasadori i Turqisë në Berlin, Ahmet Başar Şen dhe zyrtarë të tjerë.

Në këtë vizitë të parë në Turqi me rastin e 100-vjetorit të fillimit të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, Steinmeier do të vizitojë qytetet Stamboll, Gaziantep dhe Ankara.

Pritet që presidenti gjerman Steinmeier të vizitojë stacionin e trenit Sirkeci në Stamboll në të cilin u nisën drejt Gjermanisë mijëra punëtorë turq të ftuar, të takohet me persona që kanë përvojë në migrimin turko-gjerman si dhe që gjatë vizitës së tij me anije të zhvillojë bisedime me përfaqësues të kompanive gjermane mbi marrëdhëniet ekonomike të dy vendeve.

Po ashtu pritet që Steinmeier të takohet edhe me përfaqësues të biznesit, shkencës, artit, letërsisë, institucioneve sportive dhe të shoqërisë civile.

Në ditën e dytë të vizitës së tij, parashikohet që Steinmeier të vizitojë shtëpinë e strehimit për të prekurit nga tërmeti në Gaziantep dhe një shkollë të mbështetur nga Gjermania si dhe të marrë pjesë në festimet për 23 prillin.

Ndërsa më 24 prill, pritet që Steinmeier të takohet në Ankara me presidentin Recep Tayyip Erdoğan. Po ashtu Steinmeier ka planifikuar të vizitojë Universitetin e Ankarasë si dhe të vizitojë dhe të vendosë kurorë me lule në mauzoleun Anıtkabir të Ataturkut.

Related posts

Rasti “VisaMetric”, qytetarët vazhdojnë të paguajnë nga 30 euro shërbim postar

rezart morina

Asgjësohen mbi 26 ton mish në deponin e mbeturinave në Mirash të Obiliqit

admin

Izraeli do të zgjerojë “zonën humanitare” në Gaza para sulmit tokësor në Rafah

rezart morina