RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BE diskuton për Ukrainën dhe Lindjen e Mesme

be-diskuton-per-ukrainen-dhe-lindjen-e-mesme

Ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes të Bashkimit Evropian (BE) u mblodhën në Luksemburg për të diskutuar për situatën e fundit në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, raporton Anadolu.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, në një deklaratë para takimit tha se në mbledhjen rutinë të ministrave të Jashtëm morën pjesë edhe ministrat e Mbrojtjes dhe se axhenda kryesore do të jetë “situata në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme”.

Borrell preku rëndësinë e sigurimit të sistemeve të mbrojtjes ajrore për Ukrainën përballë sulmeve të Rusisë ndaj këtij vendi dhe kryesisht ndaj infrastrukturës së saj energjetike. Ai shtoi se ministrat do të bisedojnë mbi përgatitjen e kësaj ndihme dhe çështjen për të siguruar më shumë municione.

“Në samitin e javës së kaluar liderët morën vendim për vendosjen e sanksioneve kundër Iranit për shkak të sulmeve që ai kreu ndaj Izraelit”, theksoi Borrell i cili shtoi se ministrat do të punojnë mbi detajet e këtyre.

Shefi i diplomacisë evropiane tha se ministrat do të përsërisin paralajmërimet e tyre për çështjet që Izraeli të mos sulmojë rajonin Rafah të Gazës dhe të mos shënjestrojë civilët.

Related posts

Ukraina sulmon me dronë disa rajone në Rusi, shpërthen në flakë një rafineri nafte

admin

Njeriu në listën e zezë të SHBA-së propozohet për zëvendëskryeministër në Serbi

admin

Pavarësisht thirrjes së Trumpit për vetëpërmbajtje, Izraeli kryen sulm të ri ndërkufitar në Siri

Muhamet Ramadani