Forca e Sigurisë së Kosovës ka mirëpritur sot ushtarakët nga vendet partnere që do të jenë pjesë e garës ndërkombëtare të “Ushtari më i mirë 2024” që ka filluar sot dhe do të mbarojë me 26 prill në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj.
Sipas një postimi të FSK-së në Facebook, bëhet e ditur se pjesë e garës do të jenë edhe garuesit nga ShBA, Shqipërisa, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Mali i zi, Jordania, Kanada dhe Latvia, të cilat do të sfidohen në disiplina të ndryshme ushtarake të organizuar nga FSK-ja.