RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ndahet nga jeta dijetari i njohur jemenas Sheikh Abdul Mexhid al-Zindani

ndahet-nga-jeta-dijetari-i-njohur-jemenas-sheikh-abdul-mexhid-al-zindani

Abdul Majeed al-Zindani, dijetar i shquar jemenas dhe një nga themeluesit e Unionit Ndërkombëtar të Dijetarëve Muslimanë, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare.

Zindani, i cili konsiderohej lider i Vëllazërisë Muslimane në Jemen, jetonte në mërgim në Turqi në kohën e vdekjes së tij.

Vdekjen e Zindanit e ka konfirmuar Mullah Envar Kılıçaslan, president i ITIHADULULEMA, në llogarinë e tij në rrjetet sociale.

“Me dhimbje të thellë mësuam për ndarjen nga jeta të Sheikh Abdul Mexhid Zindanit, një dijetar i shquar i epokës sonë. I shprehim ngushëllimet tona të përzemërta të gjithë komunitetit musliman, me respekt të veçantë për familjen dhe kolegët e tij dijetarë. Allahu e mëshiroftë dhe i dhuroftë një vend në parajsë”, ka shkruar Kılıçarslan në X.

Humbja e Shejh Zindanit është një goditje e rëndë për komunitetin e dijetarëve muslimanë dhe ai do të mbahet mend për kontributet e tij në Unionin Ndërkombëtar të Dijetarëve Muslimanë në fushën e mjekësisë si dhe në atë të Thirrjës Islame. /mesazhi

Related posts

Pretendimet e Suelit zyrtar: Koreja e Veriut i ka dërguar Rusisë 7000 kontejnerë me ndihma ushtarake

admin

Dalin detajet e operacionit të sotëm të policisë, u kryen 12 bastisje – u gjetën këto prova

rezart morina

Termat “ai” dhe “ajo” nuk do të përdoren më në shkollat e Berlinit

admin