RTV AHIRETI
Lajme

DASH për Shqipërinë: Problemet në pavarësinë e gjyqësorit dhe medias, korrupsioni, ndërhyrja e politikës, shqetësimet kryesore

dash-per-shqiperine:-problemet-ne-pavaresine-e-gjyqesorit-dhe-medias,-korrupsioni,-nderhyrja-e-politikes,-shqetesimet-kryesore

Mangësitë me pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit; mungesa e mediave të pavarura; dhe korrupsioni në të gjitha nivelet e qeverisjes, në organet e zbatimit të ligjit dhe në institucionet lokale, vazhduan të ishin problemet kryesore në Shqipëri gjatë vitit të kaluar, sipas raportit të Departamentit amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut, të botuar të hënën.

DASH nënvizon se nuk ka pasur ndryshime të konsiderueshme në situatën e të drejtave të njeriut në Shqipëri gjatë vitit 2023. Në raport thuhet se qeveria ndërmori hapa të besueshëm për të identifikuar dhe ndëshkuar zyrtarët që mund të kenë kryer shkelje të të drejtave të njeriut.

Lidhur me korrupsionin, Departamenti i Shtetit vë në dukje se në përgjithësi qeveria e Shqipërisë e zbatoi në mënyrë efektive legjislacionin që parashikon dënime penale për korrupsion nga zyrtarët publikë dhe që ndalon individët me dënime penale të shërbejnë si kryetarë bashkie, deputetë ose në poste të tjera qeveritare ose shtetërore, megjithatë thotë se pati raportime të shumta për korrupsion në qeveri.

DASH- përmend arrestimet e nivelit të lartë nga SPAK-u dhe dënimet për raste korrupsioni, përfshirë dënimet për korrupsion dhe shpërdorim detyre të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka dhe ish-sekretarit të tij të Përgjithshëm Alqi Bllako.

Në raport përmendet gjithashtu rasti i ish-kryeministrit Sali Berisha.

The post DASH për Shqipërinë: Problemet në pavarësinë e gjyqësorit dhe medias, korrupsioni, ndërhyrja e politikës, shqetësimet kryesore first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Banka Botërore jep ndihmë të re në vlerë 4.5 miliardë dollarë për Ukrainën

admin

Von der Leyen: Duhet investojmë në mbrojtje për të ruajtur paqen!

admin

“Pjesëmarrja e Bislimit në Tiranë, nuk ishte planifikuar e as konfirmuar”

admin