RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Banka Botërore jep ndihmë të re në vlerë 4.5 miliardë dollarë për Ukrainën

banka-boterore-jep-ndihme-te-re-ne-vlere-4.5-miliarde-dollare-per-ukrainen

Banka Botërore do të japë ndihmë të re në vlerë 4.5 miliardë dollarëshe për Ukrainën, duke e ndihmuar kështu “të mbajë shërbimet thelbësore dhe funksionet kryesore të Qeverisë në nivel kombëtar e rajonal”, raporton CNN.

Paratë, të siguruara nga SHBA-ja, do të ndihmojnë “dhënien e pagave për punonjësit shëndetësorë, punonjësit e Qeverisë dhe mësimdhënësit, po ashtu pensionet për të moshuarit, pagat për nëpunësit publikë dhe programet sociale për të pambrojturit”.

“Në mes të luftës që po vazhdon dhe infrastrukturës që po vazhdon të shkatërrimet, përkushtimi ynë për të ofruar ndihmë urgjente për popullin e Ukrainës është më i fortë se kurrë”, ka thënë presidenti i Bankës Botërore, David Malpass. “Ky grant shtesë bujar i SHBA-së vjen në një kohë kritike, pasi Ukraina po përballet me ndërprerje të furnizimit me energji dhe mot të ftohtë. Banka Botërore do të vazhdojë të mobilizojë gjitha burimet e disponueshme për të ndihmuar Qeverinë e Ukrainës të përmbushë nevojat jetike për qytetarët e saj”. /koha

Related posts

Fidan: Turqia dhe Shqipëria janë dy kombe, dy shtete me afërsi historike

Muhamet Ramadani

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut uron Kosovën në Ditën e Pavarësisë

Hevzi

Hamasi thotë se ka shkatërruar më shumë se 150 automjete të ushtrisë izraelite

Muhamet Ramadani