RTV AHIRETI
Lajme

Kovaçevski: Nuk është e vërtet se me BDI-në po përgatisim bojkot të zgjedhjeve presidenciale

kovacevski:-nuk-eshte-e-vertet-se-me-bdi-ne-po-pergatisim-bojkot-te-zgjedhjeve-presidenciale

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski tha se nuk është e vërtetë se me BDI-në po përgatisin skenar për bojkotimin e rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale më 8 maj.

“Kjo nuk është e vërtetë, dje kam pasur një mesazh shumë të qartë në tubimet në Saraj dhe Çuçer Sandevë. I bëj thirrje të gjithë votuesve që të dalin masivisht më 8 maj dhe të mbështesin kandidatin për president Stevo Pendarovski dhe koalicionin “Për një të ardhme evropiane” në zgjedhjet parlamentare.

Të zgjedhim presidentin dhe përbërjen parlamentare, në mënyrë që Maqedonia të vazhdojë rrugën e saj drejt integrimeve evropiane”, tha Kovaçesvki.

Ai tha se askush nuk i ka votuesit nën kontrollin e tyre për t’u treguar se si të votojnë./Telegrafi/

The post Kovaçevski: Nuk është e vërtet se me BDI-në po përgatisim bojkot të zgjedhjeve presidenciale first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Pagat e praktikantëve në Gjermani për herë të parë kalojnë vlerën e 1,000 eurove

admin

Gaza, rritet në 31.341 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite

admin6

MPJ: Grupet kriminale serbe kanë bllokuar pikën kufitare në Merdar

admin