RTV AHIRETI
Lajme

Mbyllet protesta e opozitës në Tiranë, arrestohen dy persona

mbyllet-protesta-e-opozites-ne-tirane,-arrestohen-dy-persona

Këtë të premte është zhvilluar protesta e katërt në ambientet e jashtme të Bashkisë Tiranë.

Protesta e opozitës për të kërkuar dorëheqjen e Erion Veliajt, pas arrestimeve të zyrtarëve për dosjen korruptive “5D”, është tensionuar 1 orë pas nisjes së saj.

Pjesëmarrësit në tubim kanë hedhur molotovë në drejtim të derës kryesore të institucionit, ndërsa përfaqësuesit e opozitës si Belind Këlliçi, Tedi Blushi e Klevis Balliu kërkuan nga SPAK arrestimin e Veliajt.

Pak pasi protesta ka agravuar, nga policia janë vënë në pranga dy prej protestuesve pasi gjatë kontrolleve u janë gjetur lëndë piroteknike.

Të dy protestuesit e ndaluar kanë qenë të shpallur në kërkim për protestën e javës së kaluar, pasi hodhën molotov në drejtim të Bashkisë. /Telegrafi/

The post Mbyllet protesta e opozitës në Tiranë, arrestohen dy persona first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Ministri i Brendshëm i Kosovës ngre alarmin, Sveçla: Milan Radoiçiç po trajnon terroristë të tjerë

admin

Studentët në Zvicër i bashkohen protestave të Gazës

rezart morina

Nesër pritet të votohet propozimi për liberalizimin e vizave për Kosovën

admin