RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Plagosen dy persona në Ferizaj

plagosen-dy-persona-ne-ferizaj

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë zjarri, mbrëmë në orët e vona në Ferizaj.

Të plagosur janë jashtë rrezikut për jetë, derisa të njëjtit janë plagosur me armë në këmbë.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Major Qazim Reka, gjendja e tyre është stabile.

Reka ka bërë të ditur për teve1.info se lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, derisa një tjetër është ende në kërkim.

“Ju njoftojmë se në ora 23:45 ka ndodhur një plagosje të dy personave në rrugën ’12 qershori’ afër kafiteris ‘Tempulli’. Janë marrë të gjitha veprimet policore, personat e plagosur janë dërguar në emergjencë në Ferizaj. Një herë sipas mjekut kujdestar, janë jashtë rrezikut për jetë, janë plagosur në këmbë”, tha ai.

Related posts

Kryeministria për takimin e Brukselit: Deri në fundjavë, palët duhet të sjellin ide për zgjidhje afatshkurtër

Muhamet Ramadani

Numri i gazetarëve të vrarë në vitin 2022 rritet për 45 për qind

admin

Frikë për përshkallëzim të luftës/ Joe Biden: Vrasja e liderit të Hamasit nuk është në dobi të arritjes së armëpushimit

admin