RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tërmet me magnitudë 6,5 godet Ishullin Java të Indonezisë

termet-me-magnitude-6,5-godet-ishullin-java-te-indonezise

Të paktën katër persona janë lënduar pasi një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6,5 goditi Ishullin Java të Indonezisë, transmeton Anadolu.

Agjencia e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizike e Indonezisë (BMKG) tha se epiqendra e tërmetit ishte rreth 150 kilometra në jug të qytezës Garut në Javën Perëndimore, në një thellësi prej 68,3 kilometrash nën sipërfaqe.

Disa ndërtesa janë dëmtuar gjithashtu nga tërmeti, raportojnë mediat lokale.

Lëkundjet, të cilat Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara e regjistroi me magnitudë 6,1 ballë, u ndien në kryeqytetin Xhakarta dhe në Bandung, Java Perëndimore, duke shkaktuar evakuime, ndërsa autoritetet nuk dhanë alarm për cunami.

Indonezia përjeton tërmete të shpeshta pasi ndodhet në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit, një brez tektonik vullkanesh dhe tërmetesh.

Një tërmet me magnitudë 6,2 goditi Ishullin Sulawesi në janar 2021, duke shkaktuar mbi 100 të vdekur dhe duke lënë mijëra të pastrehë.

Rreth 2.200 njerëz humbën jetën pas një tërmeti me magnitudë 7,5 dhe cunamit pasues në vitin 2018.

Related posts

Zyrtari i OKB-së kërkon hetim për abortet e detyruara në Nigeri 

admin

Ushtria izraelite sulmon qytetin Nablus, plagosen tre palestinezë

admin

Rrëfimi i serbit që gati sa s’fluturoi nga dritarja e avionit: “Një makth s’mund ta shpjegoj me fjalë!”

Hevzi