RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shqipëri, 25 vatra zjarri të raportuara në 24 orët e fundit, 5 mbeten aktive

shqiperi,-25-vatra-zjarri-te-raportuara-ne-24-oret-e-fundit,-5-mbeten-aktive

Në territorin e Republikës së Shqipërisë gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri, pjesa më e madhe e të cilave janë shuar ndërsa aktualisht 5 vatra mbeten aktive dhe një zonë vijon të jetë nën monitorim, transmeton Anadolu.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 37 automjete zjarrfikëse dhe 365 forca operacionale ndërsa në mbështetje kanë vepruar 158 efektivë të Forcave të Armatosura, me 10 mjete dhe 4 helikopterë të Forcës Ajrore.

Situata sa i përket lokacioneve në rrethin e Krujës po vazhdon me ndërhyrje nga ajri me helikopterë dhe nuk raportohet për rrezik për zonat e banuara.

Në zonën e Mallakastrës zjarret janë shuar, në përjashtim të lokacionit Patos, në Drenie, ku është evidentuar një riaktivizim në thellësi të pyllit dhe vijon ndërhyrja e forcave.

Në Tiranë, në Priskë e Madhe vazhdon puna për vënien nën kontroll të vatrës, e cila nuk paraqet rrezik për zonat e banuara.

Në Përmet, vijon operacioni në malin e Nemërçkës, në një zonë të lartë pranë kufirit me Greqinë. Edhe kjo vatër nuk paraqet rrezik për zonat e banuara.

Ndërkohë, zjarret në Cikallesh, Vilëz, Kallmet të Vogël dhe Goraj–Budishë janë shuar plotësisht ndërsa zona e Dajtit vijon të mbahet nën monitorim.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe strukturat e Mbrojtjes Civile vijojnë të jenë në gatishmëri dhe të koordinojnë operacionet në terren deri në neutralizimin e plotë të vatrave aktive.

Related posts

Maqedoni e Veriut, kryeparlamentari Mitreski shpall zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare

admin

Shefja e Komisionit Evropian konfirmon vazhdimin e ndihmës humanitare për Palestinën

Muhamet Ramadani

Trump dënon sulmin e tmerrshëm në Bondi Beach

Muhamet Ramadani