RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Kemi dëshmuar kujdes ndaj punëtorëve, rritëm pagat dhe numrin e të punësuarve

kurti:-kemi-deshmuar-kujdes-ndaj-punetoreve,-rritem-pagat-dhe-numrin-e-te-punesuarve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se gjatë 12 muajve kanë dëshmuar kujdes për gjendjen e punëtorëve.

Ai ka thënë se janë shtuar inspektimet për të drejtat e punëtorëve dhe kanë nxitur deklarimin e punëtorëve përmes Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Kurti me rastin e 1 majit, ditës së punëtorëve, ka thënë se kanë rritur numrin e të punësuarave dhe si vendimin për rritjen e pagave.

“Kemi ndërmarrë një sërë masash të punësimit të cilat rezultuan në shtim të punësimit për 70 mijë vende pune në tri vitet e para të qeverisjes. E krahas masave për punësim, morëm edhe masa për rritjen e pagave”, ka shkruar Kurti në Facebook, përcjell teve1.info

Ai ka thënë se dita e punëtorëve është mësim se si vetëm të bashkuar në shoqëri e vend të punës mund të sigurohet të drejtat tona.

“1 Maji na mëson se vetëm të bashkuar në shoqëri dhe në vendin e punës mund t’i sigurojmë të drejtat tona e të punojmë për një të ardhme prosperuese për të gjithë. Ky mësim është i vlefshëm sidomos sot marrë parasysh makro agresionin në botë me pandemi, luftë, autoritarizma në ngritje dhe kriza ekonomike”, ka shkruar ai.

Në Prishtinë nën organizimin e sindikatave të pavarura është protestuar më 1 maj. Protestuesit kanë kërkuar plotësim të kërkesave e kushte më të mirë në punë.

Related posts

Mitsotakis akuzon qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut se shkel Marrëveshjen e Prespës

RTI

Turqi, qyteti Malatya brenda një minute tronditet nga dy tërmete 4.8 dhe 4.5 ballë

admin

Stoltenberg: Pres që Turqia të miratojë anëtarësimin e Suedisë në NATO në tetor

rezart morina