RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Miratohet ligji për kripto-asetet dhe regjistrin e pronarëve përfitues

miratohet-ligji-per-kripto-asetet-dhe-regjistrin-e-pronareve-perfitues

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka miratuar projektligjin për kripto-asetet dhe për regjistrin e pronarëve përfitues.

Me këtë rast, Mimoza Kusari-Lila tha se nëpërmjet të njëjtit do të nxitet inovacioni si dhe do të krijohen parametra të sigurisë për parandalimin e shpërlarjes së parasë.

“Më në fund është finalizuar nisma e 6 deputetëve nënshkrues në draftimin e projektligjit i cili për herë të parë bënë rregullimin e tregtimit dhe posedimit për kripto-asetet. Si një ndër valutat më të reja, jemi munduar që të kemi një draft-ligj që nxit inovacionin dhe investimet por krijon edhe parametrat e sigurisë për parandalimin e shpëlarjes së parasë. Kemi pasur mbështetje edhe nga dy ekspertë të Këshillit të Evropës”, deklaroi ajo.

Related posts

“Kosova viktimë, Serbia agresore”, qytetarë të shumtë protestojnë në Hagë

admin

ASH shkarkon Taravarin, Sela rikthehet në postin e kryetarit të partisë

Muhamet Ramadani

Trump: “Khamenei është i vdekur”

Irfan Jahiu