RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gjendja e njërit nga katër të plagosurit në Lupç vazhdon të jetë e rëndë

gjendja-e-njerit-nga-kater-te-plagosurit-ne-lupc-vazhdon-te-jete-e-rende

Të mërkurën në Lupç të Podujevës ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur katër persona, tre prej tyre me armë zjarri dhe njëri është therur me thikë.

Ata janë dërguar për trajtim në QKUK, ku njëri nga ta e ka gjendjen më të rënduar.

Lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, shefi i Mjekimit Intensiv, Shaqir Uka, për teve1.info, njoftoi se lëndimet e tij janë mjaft serioze dhe se po mbahet me barëra e me aparaturë mjekësore.

“Pas ekzaminimeve të nevojshme dhe nënshtrimit të një intervenimi kirurgjik në sallën operative të Qendres Emergjente, është sjellë në Njësinë e Mjekimit Intensiv, ku po vazhdon të marrë trajtim. Ne po vazhdojmë ta monitorojmë gjendjen e tij. Lëndimet i ka në pjesën e barkut dhe ekstremiteteve të poshtme. Po mbahet me barëra dhe me aparaturë mjekësore. Po presim. Lëndimet janë serioze”, thuhet në përgjigjen e Ukës.

Ndërkaq, Policia sot ka bërë të ditur se tre nga ta ende janë në trajtim mjekësor dhe nën sigurimin e policisë.

Njëherit, janë bastisur shtëpitë e të dyshuarve, ku janë gjetur dhe konfiskuar disa copë fishekë të llojeve të ndryshme dhe dy vetura.

Derisa zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për teve1.info, ka thënë se rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.

Related posts

​Qytetarët në veri ende s’i kanë pranuar faturat e rrymës

admin6

Bislimi: Serbia po e pengon fuqishëm avancimin drejt normalizimit të raporteve me Kosovën

rezart morina

SHBA: Planifikimi i emergjencës po zhvillohet për çdo skenar në mes të konfliktit Izrael-Palestinë

rezart morina