RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

“Takim produktiv” mes emisarëve në largim

“takim-produktiv”-mes-emisareve-ne-largim

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar të martën në mëngjes se ka pasur një “takim shumë produktiv” me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar.

“Patëm takim shumë produktiv me të dërguarin special të SHBA-së, Escobar, duke u zhytur në disa diskutime të thella. Pres biseda të tjera për të pasuruar qëndrimin tim këtu”, ka shkruar ai në Twitter.

Lajçaku nuk ka treguar nëse dyshja ka biseduar për dialogun Kosovë-Serbi.

Dy emisarët së shpejti do të largohen nga detyrat e tyre. Lajçaku pritet të vazhdojë si ambasador i Bashkimit Evropian në Zvicër, ndërsa Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se për pak javë Escobari do të marrë detyrë të re.

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien pati njoftuar të hënën se këtë javë do të presin në Washington Lajçakun “për ta koordinuar përkrahjen SHBA-BE për Ballkanin Perëndimor”.

Lajçaku ka qenë emisar i BE-së që nga 2 prilli i vitit 2020. Ndërsa Escobari nga shtatori i 2021-s.

Related posts

Cila është shënjestra e radhës e këtij “paqebërësi”?

admin

Turqia dhe 7 vende të tjera dënojnë vendimin e Izraelit për “tokë shtetërore” në Bregun Perëndimor

Hevzi

Kërcënimet në rritje nga Rusia, presidenti polak: Polonia duhet të zhvillojë armët e veta bërthamore për parandalim

admin