RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

“Takim produktiv” mes emisarëve në largim

“takim-produktiv”-mes-emisareve-ne-largim

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar të martën në mëngjes se ka pasur një “takim shumë produktiv” me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar.

“Patëm takim shumë produktiv me të dërguarin special të SHBA-së, Escobar, duke u zhytur në disa diskutime të thella. Pres biseda të tjera për të pasuruar qëndrimin tim këtu”, ka shkruar ai në Twitter.

Lajçaku nuk ka treguar nëse dyshja ka biseduar për dialogun Kosovë-Serbi.

Dy emisarët së shpejti do të largohen nga detyrat e tyre. Lajçaku pritet të vazhdojë si ambasador i Bashkimit Evropian në Zvicër, ndërsa Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se për pak javë Escobari do të marrë detyrë të re.

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien pati njoftuar të hënën se këtë javë do të presin në Washington Lajçakun “për ta koordinuar përkrahjen SHBA-BE për Ballkanin Perëndimor”.

Lajçaku ka qenë emisar i BE-së që nga 2 prilli i vitit 2020. Ndërsa Escobari nga shtatori i 2021-s.

Related posts

Hovenier: Marrëdhëniet Kosovë – Serbi duhet përqendruar në njohje eventuale reciproke

Muhamet Ramadani

Katër shqiptarë sulmohen fizikisht në veri të Mitrovicës, Prokuroria jep detaje për rastin

admin

Franca raporton rastin e parë me Ebola, mjeku i kthyer nga Kongo rezulton pozitiv ndaj virusit

admin