RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

ShBA-ja mirëpret vendimin për kalimin nga patentë shoferët ilegalë në RKS

shba-ja-mirepret-vendimin-per-kalimin-nga-patente-shoferet-ilegale-ne-rks

Ambasadori amerikan Jeff Hovenier ka mirëpritur vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme që mundëson kalimin nga patentë shoferi i lëshuar nga institucionet ilegale serbe në Kosovë, në ato zyrtare, të lëshuara nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Hovenier në një postim në “X” ka shkruar se ShBA-të mbështesin përpjekjet që mundësojnë integrimin e mëtejshëm.

“Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e Qeverisë së Kosovës për të lehtësuar dhënien e patentë shoferëve kosovarë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ne mbështesim përpjekjet që mundësojnë integrimin e mëtejshëm dhe avancojnë vizionin tonë të përbashkët për një Kosovë gjithëpërfshirëse, multietnike”, ka shkruar Hovenier.

Ndryshe MPB ka njoftuar se kalimi në patentë shofer të RKS, mundëson regjistrimin e lehtë dhe praktik të automjeteve.

Vendimi hyn në fuqi me datën 9 maj dhe është valid deri me datën 9 gusht 2024.

Related posts

BE: Marrëdhëniet me Kinën “të rikalibrohen”

Muhamet Ramadani

Një përmbledhje e zhvillimeve të fundit në Pa’lestinë, dita 344 e lu’ftës

Muhamet Ramadani

Kthimi në Lower Shabelle: Familjet somaleze gjejnë shtëpi të shkatërruara pas largimit të al-Shabab

RTI