RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gara: 7 lokacione u gërmuan këtë vit në Kosovë, dyshime për mbetje mortore në Gjakovë e Skenderaj

gara:-7-lokacione-u-germuan-kete-vit-ne-kosove,-dyshime-per-mbetje-mortore-ne-gjakove-e-skenderaj

Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë gjatë këtij viti ky Komision ka bërë gërmime në shtatë lokacione të ndryshme në kërkim të personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ai ka njoftuar se në disa lokacione që është gërmuar më herët do të rifillojnë përsëri gërmimet, si dhe do të ketë gërmime edhe në dy lokacione të tjera në komunën e Gjakovës si dhe në komunën e Skenderajt.

Ai tha se Komisioni Qeveritar i Kosovës në koordinim të plotë edhe me institucionet e tjera të përfshira po bëjnë përpjekje të vazhdueshme që çështja e personave të zhdukur gjithsesi të trajtohet me prioritetin e veçantë.

“Në fakt brenda territorit të Republikës së Kosovës janë diku të paktën shtatë lokacione në të cilat kemi qenë të fokusuar ose jemi të angazhuar në kuptim të gërmimeve vlerësues gjatë këtij viti. Kjo edhe një herë konfirmon që Komisioni Qeveritar i Republikës së Kosovës në koordinim të plotë edhe me partnerët ose institucionet që janë pjesë e këtij procesi, realisht po bëjnë përpjekje të vazhdueshme që çështja e personave të zhdukur gjithsesi të trajtohet me prioritetin e veçantë. Nga këto lokacione jo të gjitha kanë rezultuar me gjetje të mbetjeve mortore ose të konfirmimit te dhënave që ne i kemi adresuar, por kjo nuk do të thotë as një rrethanë që ne nuk vazhdojmë më të njëjtën dinamik me të njëjtin angazhim”, tha ai.

Gara theksoi se në lokacionet që është gërmuar më herët, në regjionin e Kamenicës, lokacionin në lagjen Mat në Prishtinë dhe një lokacion në rajonin e Podujevës, gjatë këtyre ditëve do të zhvillohen përsëri gërmime.

“Nga 7 lokacione që i potencova në Republikën e Kosovës, përfshirë edhe atë në rajonin e Pejës, duhet me theksuar se para këtij lokacioni kemi qenë të angazhuar në regjionin e Kamenicës, pastaj kemi pasur tri lokacione në regjionin e Prishtinës, pra në varrezat e qytetit edhe në Arbëri dhe në varrezat e lagjes Mat. Por edhe në dy raste në periferi të Prishtinës në hapësirës e Gërmisë. Po ashtu kemi pasur edhe gërmimet që duhet me theksuar si fakt në lokacionin në Vidomeriq të komunës së Mitrovicës, përkatësisht në pjesën veriore të Kosovës dhe një lokacion në fshatin Kishnicë. Në shumicën e këtyre rasteve, përfshirë edhe lokacionin në regjionin e Kamenicës dhe lokacionin në lagjen Mat po edhe një lokacion që e kemi pasur në regjionin e Podujevës, në këto lokacion besoj shpejt do të rikthemi, me që në koordinim të plotë edhe me angazhimin e hetuesve ose komplet ekipës nga departamenti i policisë për hetime e krimeve të luftës gjithsesi me angazhimin e kolegëve dhe zyrtarëve të Komisionit Qeveritarë, besoj jemi në trajtim ose shqyrtim të hollësishme të informatave plotësues mbi bazën e të cilave shpresojmë që të arrijmë të saktësojmë lokacionet e nevojshme ose të markojmë, shënjojmë lokacionet të cilat do të jenë me interes për t’u adresuar në kuptimin e gërmimit, që nënkupton që do të rikthemi në këto lokacione”, ka thënë Gara.

Gara tha se është planifikuar që të fillojnë gërmimet edhe në dy lokacione të reja, në Gjakovë në fshatin Bishtazhin si dhe në një lokacion në komunën e Skenderajt. /koha

Related posts

DASH: Marrëveshja për dokumentet, një hap drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

admin

Largimi i masave të BE-së, Bislimi: Kosova s’ka pranuar të shantazhohet

RTI

Kosovë, kryetari i Çështjeve Fetare të Türkiyes, Erbaş, merr pjesë në ceremoninë e Hifzit

admin