RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kosova s’është në agjendën e javës së ardhshme të Komitetit të Ministrave

kosova-s’eshte-ne-agjenden-e-javes-se-ardhshme-te-komitetit-te-ministrave

Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës nuk do ta ketë në agjendë çështjen e Kosovës, kanë konfirmuar nga KiE.

Komiteti mblidhet javën e ardhshme dhe aty pritej që pas votimit të suksesshëm në Asamblenë Parlamentare, çështja e anëtarësimit të Kosovës në KiE të shkonte në duart e Ministrave të Jashtëm të Këshillit që do të vendosnin përfundimisht nëse Kosova do të bëhej anëtarja më e re e organizatës.

“Në këtë moment, Kosova nuk është në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave. Nuk kemi më shumë informacion në këtë fazë, por do t’ju njoftojmë për zhvillimet”, kanë thënë nga Këshilli i Evropës për KOHËN.

Franca dhe Gjermania kanë kërkuar kushtëzimin e anëtarësimit në KiE me Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ndërsa, Qeveria e Kosovës ka thënë se nuk pranon që këto dy çështje të lidhen me njëra-tjetrën.

Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur absurd kushtëzimin e të dyja shteteve që Kosova ta dërgojë draftstatutin e Asociacionit të propozuar nga Bashkimi Evropian në Gjykatën Kushtetuese për interpretim.

Related posts

Itali – “ISTAT”: Bie numri i lindjeve

admin

Humb jetën në një aksident ajror Bill Anders, astronauti që shkrepi fotografinë e parë të Tokës nga Hëna

admin

Ministrat e jashtëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të takohen në shtator

admin