RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet nën 34.904 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

rritet-nen-34.904-numri-i-palestinezeve-te-vrare-nga-sulmet-izraelite-ne-gaza

Është rritur në 34.904 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se Izraeli vazhdon me sulmet prej 216 ditësh ndaj Rripit të Gazës.

Në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Gazës janë kryer katër masakra, ndërsa kanë humbur jetën 60 palestinezë dhe janë plagosur 110 të tjerë.

Në sulmet e Izraelit kundër Rripit të Gazës që nga 7 tetori e deri më tani numri i personave që kanë humbur jetën ka arritur në 34.904, ndërsa i të plagosurve në 78.514.

Gjithashtu në deklaratë thuhet se nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve dhe se ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak se pengohen nga forcat izraelite.

Related posts

Polonia mbron përdorimin e qymyrit për sigurinë e energjisë

admin

Afrikë e Jugut, Johannesburgu për herë të parë me kryebashkiak musliman

admin

U gjenden 4 mijë euro, 3 revole, 1 armë e gjatë, 4 karikator e municion dy të arrestuarve për fajde

rezart morina