RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nis procesi për konvertimin e patentëtshoferëve ilegalë në RKS

nis-procesi-per-konvertimin-e-patentetshofereve-ilegale-ne-rks

Nga sot, 10 maj nis procesi i konvertimit të patentë shoferëve të lëshuar nga strukturat jolegale serbe, në patentëshoferë të Kosovës.

Ky proces do të zgjasë deri më 9 gusht 2024.

“Të gjithë qytetarët që posedojnë patentëshofer të lëshuar nga strukturat jo legale serbe mund të aplikojnë për patentëshofer zyrtar të Republikës së Kosovës përmes aplikimit formularit elektronik në ueb faqen https://patentshoferonline.rks-gov.net/ apo edhe fizikisht në Qendrën për Pajisje me Dokumente në të gjitha komunat e Kosovës”, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Në njoftimin e ministrisë thuhet se në rast të paraqitjes fizike për aplikim në sportelet e qendrave për pajisje me dokumente, qytetarët duhet të posedojnë këto dokumente:

–Letërnjoftimin e Republikës së Kosovës,

–Origjinalin e patentë shoferit të lëshuar nga ana e autoriteteve serbe,

–Certifikatën e gjendjes shëndetësore për pajisje me patentë shofer,

–Certifikata shëndetësore lëshohet nga institucionet shëndetësore të licencuara nga Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës, në tërë territorin e Republikës së Kosovës;

“Çmimi për certifikatë shëndetësore varion nga kategoria e mjetit për të cilin posedon patentë shoferin dhe atë si në vijim: Për kategorinë B/BE çmimi i certifikatës shëndetësore është njëzetë euro (20.00€); Për kategorinë C dhe kategorinë D çmimi i certifikatës shëndetësore është pesëdhjetë euro (50.00€)”, thuhet tutje në njoftim.

Më tej, bëhet e ditur se qytetarët duhet të kenë dhe dëshmi të pagesës së taksës, vlera e së cilës është 15 euro dhe origjinalin e patentë shoferit të lëshuar nga UNMIK apo RKS.

Në njoftim thuhet se procedura për pajisje me patentë shoferi të Republikës së Kosovës zgjat 15 ditë, derisa patentë shoferi i lëshuar nga strukturat serbe i kthehet aplikuesit si dokument i pavlefshëm.

Këtë vendim të Qeverisë e ka mirëpritur edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Jeff Hovenier.

Lexo më shumë: Hovenier mirëpret vendimin e qeverisë për pajisjen e serbëve me patentë shoferë RKS

Hovenier ka thënë se ky vendim mbështet përpjekjet që mundësojnë integrimin e mëtejshëm dhe avancojnë vizionin e përbashkët për “një Kosovë gjithëpërfshirëse, multietnike”.

Related posts

Elon Musk mohon raportimet se do të dhurojë 45 milionë dollarë në muaj për fushatën e Trumpit

admin

Alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës

rezart morina

Hamasi: Në 72 orët e fundit kemi shkatërruar 60 automjete ushtarake izraelite në Gaza

rezart morina