RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Mbi 5 milionë euro armatim në veri, të ekstradohen ata që ikën tinëzisht malit

kurti:-mbi-5-milione-euro-armatim-ne-veri,-te-ekstradohen-ata-qe-iken-tinezisht-malit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha sot se nga 24 shtatori, nga sulmi terrorist në veri të vendit i mbështetur nga Serbia asgjë më nuk është e njëjtë.

Kurti këto komente i bëri në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, gjersa tha se nga sulmi qyqar i grupit terrorist u vra polici Afrim Bunjaku e u plagos Alban Rashiti.

Kryeministri tha se grupi terrorist i riorganizuar dhe mbështetur nga Serbia cenoi integritetin territorial e sigurinë tonë kombëtare.

“Prej të dielës që lamë pas asgjë më nuk është e njëjtë. Faktet dolën sheshazi që Serbia po e sponsorizon terrorizmin në veri, u vërtetua e u qartësia për të gjithë…. individë të sanksionuar në listën e zezë të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, të afërt me Vuçiqin, madje aktiv edhe në jetën politike në Kosovë u faktua që janë në krye të këtij organizimi.

Milan Radoiçiqi, nënkryetar i Listës serbe u pa qartë se është në krye të këtij organizimi”, tha Kurti.

Related posts

Kishte fshehur poshtë sediljes së makinës 46 doza kokaine, policia italiane arreston dhe dëbon 21-vjeçarin shqiptar

admin

Ukraina pretendon se 130.000 pjesëtarë të ushtrisë ruse kanë vdekur në luftë

Muhamet Ramadani

Demonstruesit antiqeveritarë përballen me ndërhyrjen e policisë izraelite gjatë protestës në Kuds

Hevzi