RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: Rreth 110 mijë njerëz u larguan nga Rafah pas intensifikimit të sulmeve të izraelit

okb:-rreth-110-mije-njerez-u-larguan-nga-rafah-pas-intensifikimit-te-sulmeve-te-izraelit

Kombet e Bashkuara (OKB) kanë njoftuar se është rritur në 110 mijë numri i njerëzve që janë larguar nga rajoni Rafah në jug të Rripit të Gazës, ku Izraeli intensifikoi sulmet më 6 maj dhe ku po strehohen rreth 1 milion palestinezë të zhvendosur, transmeton Anadolu.

Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) tha se vazhdojnë migrimet e detyruara për shkak të intensifikimit të sulmeve të ushtrisë izraelite.

“UNRWA parashikon se rreth 110 mijë njerëz janë larguar nga Rafah në kërkim të strehimit sigurt. Por në Gaza asnjë vend nuk është i sigurt dhe kushtet e jetesë janë shumë keq. Shpresa e vetme është armëpushimi urgjent”, thuhet në deklaratë.

Më 6 maj, ushtria izraelite kërkoi evakuimin e disa lagjeve në lindje të qytetit Rafah, ku janë strehuar palestinezët e zhvendosur me forcë, ndërsa në mëngjesin e 7 majit ajo filloi sulm tokësor në rajonin Rafah të Gazës, si dhe njoftoi se kishte pushtuar pikën kufitare me Egjiptin në anën e Gazës.

Related posts

Fundoset një anije që u sulmua nga rebelët Huthi në Detin e Kuq!

admin

Mbi 350 qytetarë serbë kanë aplikuar për konvertimin e patentë shoferëve në RKS

rezart morina

Lotë dhe gëzim teksa 39 palestinezë lirohen nga burgjet izraelite

rezart morina