RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Indonezia pezullon vendosjen e trupave në Gazë mes tensioneve në Lindjen e Mesme

indonezia-pezullon-vendosjen-e-trupave-ne-gaze-mes-tensioneve-ne-lindjen-e-mesme

Indonezia ka pezulluar planet për të vendosur deri në 8 mijë trupa në enklavën palestineze të Gazës.

Siç raporton “Antara News”, ministri i Sekretariatit të Shtetit, Prasetyo Hadi, pas një takimi koordinues në Ministrinë e Mbrojtjes, tha se “gjithçka është pezulluar”.

Xhakarta kishte premtuar më parë dërgimin e trupave në kuadër të Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) në enklavën e shkatërruar palestineze të Gazës.

Prasetyo përmendi “përkeqësimin e situatës së sigurisë në rajon si arsye kryesore për shtyrjen pa afat” të pjesëmarrjes në misionin ISF, i cili u miratua nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në nëntor të vitit të kaluar, pas një rezolute të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më herët, edhe Presidenti indonezian, Prabowo Subianto, tha se plani i Xhakartës për të dërguar trupa paqeruajtëse në Gazë është vendosur “në pritje”.

Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar që kur ShBA-ja dhe Izraeli nisën luftën kundër Iranit më 28 shkurt, duke nxitur kundërpërgjigje nga Teherani ndaj Tel-Avivit dhe bazave amerikane në rajonin e Gjirit.

Sipas raportimeve rajonale, konflikti ka shkaktuar më shumë se 1.300 viktima, përfshirë zyrtarë të lartë iranianë.

Related posts

OBSH shqyrton vendimin për dhënien fund të urgjencës shëndetësore

admin

Itali, zjarret pyjore shkaktojnë dëme në Sicili

Muhamet Ramadani

Arrestohet Ridvan Muharremi

admin