Një tjetër gazetar palestinez është vrarë në një sulm ajror izraelit në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.
Zyra e mediave qeveritare në Gaza njoftoi se Bahaa Okasha, fotoreporteri i rrjetit mediatik Al-Aqsa, u vra së bashku me gruan dhe fëmijët e tij në një bombardim izraelit që shënjestroi shtëpinë e tij në kampin Jabalia, në veri të Rripit të Gazës.
Të paktën 143 gazetarë dhe punonjës të medias janë në mesin e afër 35 mijë palestinezëve të vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës më 7 tetor të vitit 2023.
Gazetarët në territorin palestinez përballen me rreziqe të larta teksa mbulojnë konfliktin mes sulmeve tokësore dhe ajrore izraelite, ndërprerjeve të komunikimit, mungesës së furnizimit dhe ndërprerjeve të energjisë elektrike.