RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia njofton për kontrollet në Banjskë, jep detaje për konfiskimin e armëve

policia-njofton-per-kontrollet-ne-banjske,-jep-detaje-per-konfiskimin-e-armeve

Policia e Kosovës gjatë kontrolleve dje (e marte) në fshatin Banjskë të Zveçanit kanë konfiskuar disa armë.

Sipas policisë gjatë kontrollës, të katër serbët në raste të ndryshme kanë lajmëruar se posedojnë nga një armë dhe disa fishekë.

Me vendim të prokurorit armët e gjetura janë konfiskuar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Të gjitha rastet:

Fsh. Banjskë, Zveçan: 26.09.2023 – 11:50. Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull/Serb, i dyshuari ka lajmëruar se posedon një pushkë “ Karabin” me 87 copë fishekë dhe një pushkë ajrore. Me vendim të prokurorit armët e gjetura janë konfiskuar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Fsh. Banjskë, Zveçan: 26.09.2023 – 11:50. Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull/Serb, i dyshuari ka lajmëruar se posedon një pushkë gjuetie dhe 74 copë fishekë për të cilën nuk posedonte leje valide. Me vendim të prokurorit arma e gjetur është konfiskuar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Fsh. Banjskë, Zveçan: 26.09.2023 – 11:50. Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull/Serb, i dyshuari ka lajmëruar se posedon një pushkë “Karabin” pa municion. Me vendim të prokurorit arma e gjetura është konfiskuar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Fsh. Banjskë, Zveçan: 26.09.2023 – 14:35. Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull/Serb, i dyshuari ka lajmëruar se posedon një pushkë gjuetie dhe 10 copë fishekë për të cilën nuk posedonte leje valide. Me vendim të prokurorit arma e gjetur është konfiskuar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Ndryshe të dielën, si pasojë e një sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit u vra polici Afrim Bunjaku dhe janë plagosur lehtë dy të tjerë.

Ndërsa, nga aksioni janë konfirmuar tre sulmues të vrarë, disa të lënduar dhe tetë të arrestuar.

Gjatë bastisjes, Policia e Kosovës ka konfiskuar arsenal armësh dhe mjetesh të ndryshme, të cilat u prezantuan edhe nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla e drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha.

Related posts

“The Guardian” – Rama: Komentet për migrantët shqiptarë moment i turpshëm për politikën britanike

admin

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, numri dy i Ministrisë së Jashtme kosovare jep lajmin e rëndësishëm

admin

Kurti refuzon të takohet me Ramën pa mbledhje të qeverive

admin