RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shi i dendur në Afganistan, numri i të vdekurve nga përmbytjet shkon në 300

shi-i-dendur-ne-afganistan,-numri-i-te-vdekurve-nga-permbytjet-shkon-ne-300

Të paktën 300 të vdekur janë konfirmuar deri më tani nga shiu i rrëmbyeshëm dhe përmbytjet shkatërruese që goditën veriun dhe veriperëndimin e Afganistanit, transmeton Anadolu.

Programit i Ushqimit i OKB-së (WFP) në rrjetet sociale tha se përmbytjet e shpejta shkatërrojnë Afganistanin, duke vrarë mbi 300 njerëz në Baghan dhe duke shkatërruar më shumë se 1 mijë shtëpi.

“Këto kanë qenë një nga përmbytjet e shumta gjatë javëve të fundit për shkak të reshjeve jashtëzakonisht të mëdha”, tha WFP-ja.

Reshjet e mëdha shkaktuan përmbytje në katër provinca, duke shkatërruar 2.500 deri në 3 mijë shtëpi, duke vrarë qindra bagëti, si dhe duke dëmtuar rrugë dhe infrastrukturë tjetër.

“Ekipet e shpëtimit kanë arritur tashmë në të gjitha zonat e prekura. Ata i kanë dërguar të plagosurit në spitale me helikopterë pasi rrugët janë mbyllur për shkak të përmbytjeve të mëdha”, tha WFP-ja.

Administrata talebane dërgoi ekipe të shpëtimit dhe të ndihmës nga Kabuli dhe provincat e tjera.

“Ne i kërkuam gjithë popullit afgan që të dalë përpara dhe të ndihmojë viktimat e përmbytjes, e cila shkaktoi dëme të rënda dhe shkatërroi fshatra të tëra në disa zona,” tha administrata talebane.

Muajin e kaluar, të paktën 70 njerëz u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga shirat e dendur dhe përmbytjet në zona të ndryshme të Afganistanit.

Fqinji i Afganistanit, Pakistani, u godit gjithashtu nga shiu dhe përmbytjet që vranë rreth 100 njerëz dhe plagosën 89 të tjerë në muajin prill.

Related posts

Spanjollët votojnë në zgjedhjet që mund ta sjellin të djathtën në pushtet

admin

Kryeministri i Irakut takohet me presidentin sirian, Bashar al-Assad – VIDEO

rezart morina

‘’Drita e syve’’, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dedikim në rrjetet sociale për…

admin