RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dodik për zgjedhjet në Bosnjë: S’duam që të përsëritet ajo çfarë ndodhi në veri të Kosovës

dodik-per-zgjedhjet-ne-bosnje:-s’duam-qe-te-perseritet-ajo-cfare-ndodhi-ne-veri-te-kosoves

Duket se Serbia e ka kuptuar dhe pranuar dështimin me sabotimin e zgjedhjeve në veri dhe qasjen që kanë ndjekur në veri të Republikës së Kosovës.

Kjo pasi presidenti i Republikës Srpska në Bosnjë e Hercegovinë, Millorad Dodik, ka deklaruar se nuk duan që të përsëritet në vendin e tyre, ajo që ka ndodhur në veri të Kosovës – duke ju referuar zgjedhjeve të mbajtur në katër komunat veriore, shkruan teve1.info

“Ne duam të shmangim atë që ndodhi në veri të Kosovës kur 3 për qind votuan dhe shpallën fitoren,” tha Dodik.

E ndaj kësaj deklarate ka reaguar analisti politik, Adi Cerimagic i cili thotë se Ligji Zgjedhor i RS – i miratuar në Asamblenë e RS më 19 prill “ngeci” në dhomën e sipërme të RS dhe do të duhet kohë përpara se të botohet në Gazetën Zyrtare të RS.

“Të mërkurën Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) shpalli zgjedhjet vendore për 6 tetor 2024. Milorad #Dodik konfirmoi se partia e tij (dhe partnerët e koalicionit) do të marrin pjesë në hapat përgatitorë për zgjedhjet e organizuara nga KQZ. Ligji Zgjedhor i RS – i miratuar në Asamblenë e RS më 19 prill – “ngeci” në dhomën e sipërme të RS dhe do të duhet kohë përpara se të botohet në Gazetën Zyrtare të RS”, ka shkruar ai në “X”.

Related posts

Anëtarësimi në NATO, Kosova po shihet si faktor stabiliteti

Muhamet Ramadani

Logos-A reagon për tragjedinë në Turqi: Lutemi të ketë sa më pak jetë të humbura! Duatë tona janë për sa më tepër jetë të shpëtuara!

admin

Mblidhet Komiteti për Menaxhimin e Pandemisë COVID-19, ​kërkohet mobilizim për përballimin e valës eventuale

admin