RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetShqipëri

Sekuestrohen 65 kg marihuanë në Shkodër

sekuestrohen-65-kg-marihuane-ne-shkoder

Policia e Shkodrës ka goditur një rast të tentativës së trafikut të një sasi marihuanë në formë çokollate.

Në një deklaratë për mediat pas operacionit, drejtori i Policisë së Shkodrës bëri të ditur se kishin informacione që disa persona po përgatiteshin për të trafikuar lëndë narkotike.

Forcat policore, gjatë ndërhyrjes në një tunel në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës, u gjetën dhe sekuestruan 65.5 kg marihuanë çokollatë. Ndërsa në një furgon të parkuar aty pranë u gjetën 31.5 kg kanabis në formë boçe.

Në momentin e aksionit nuk u kap asnjë person i dyshuar. Por grupi hetimor ka shpallur në kërkim dy persona të dyshuar si pjesë e këtij aktiviteti, N.M. 42 vjeç dhe B.M. 37 vjeç.

Këta persona, sipas policisë, në bashkëpunim edhe me të tjerë, janë të përfshirë në prodhimin dhe shitjen e kanabist në qarkun e Shkodrës.

“Strukturat e Hetimit në Drejtorinë Vendore, strukturat Operacionale dhe ato Shqiponja kanë ndërhyrë në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër në një ambient të përshtatur me tunel për të fshehur lëndën narkotike dhe gjatë kontrollit në tunel kanë gjetur dhe sekuestruar 65.5 kilogramë marijuanë të përpunuar në formë çokollate. Në vijim të operacionit në brendësi të një automejti tip furgon të parkuar afër të këtij ambienti, u gjetën dhe u sekuestruan 31.5 kilogramë kanabis në formë boçe dhe një sasi municioni luftarak”, thuhet në komunikatën e Policisë së Shtetit.

Related posts

SHBA-ja ndalon abortin

admin

Turqi: Votimet pranë mbylljes

rezart morina

Gjykata e Lartë për imunitetin e Trump: Presidentët gëzojnë imunitet për aktet zyrtare, jo për ato jo-zyrtare

admin