RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vuçiq dhe Scholz bisedojnë për Asociacionin

vuciq-dhe-scholz-bisedojne-per-asociacionin

residenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se ka biseduar me kancelarin e Gjermanisë Olaf Scholz.

Vuçiq ka thënë se kanë biseduar lidhur me situatën e serbëve që jetojnë në Kosovë dhe për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Përmes një postimi në Instagram, ai ka thënë se ka informuar kancelarin gjerman “në detaje për gjendjen pothuajse të padurueshme për komunitetin serb në Kosovë”, por edhe për “shmangien e vazhdueshme të Prishtinës nga përmbushja e detyrimeve të saj të pranuara dhe nënshkruara, veçmas në lidhje me formimin e Asociacionit”.

Bashkimi Evropian ka propozuar një draftstatut për Asociacionin, të cilin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se e ka refuzuar.

Related posts

Emigrimi, më shumë ikin të rinjtë/ Banka Botërore: Bizneset do vuajnë mungesën e fuqisë punëtore

admin

Petkoviq: Nuk ka bazë ligjore që Kurti të shkarkojë Ekipin Menaxhues

admin

Clark: Serbia është dora e Rusisë, ka rrezik për konflikt në Ballkan

admin