RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vuçiq dhe Scholz bisedojnë për Asociacionin

vuciq-dhe-scholz-bisedojne-per-asociacionin

residenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se ka biseduar me kancelarin e Gjermanisë Olaf Scholz.

Vuçiq ka thënë se kanë biseduar lidhur me situatën e serbëve që jetojnë në Kosovë dhe për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Përmes një postimi në Instagram, ai ka thënë se ka informuar kancelarin gjerman “në detaje për gjendjen pothuajse të padurueshme për komunitetin serb në Kosovë”, por edhe për “shmangien e vazhdueshme të Prishtinës nga përmbushja e detyrimeve të saj të pranuara dhe nënshkruara, veçmas në lidhje me formimin e Asociacionit”.

Bashkimi Evropian ka propozuar një draftstatut për Asociacionin, të cilin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se e ka refuzuar.

Related posts

Kriza e zhvendosjes në Gaza u përkeqësua nga shirat e dimrit

Muhamet Ramadani

Turqia hedh poshtë deklaratën e KS-OKB-së për punimet në rrugë në Qipron Veriore

admin

Presidenti sirian, Al-Sharaa: Përmbysja e Asadit ishte e nevojshme për të gjithë rajonin

Muhamet Ramadani