RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Studentët e Universitetit të Amsterdamit u bashkohen protestave pro Palestinës

studentet-e-universitetit-te-amsterdamit-u-bashkohen-protestave-pro-palestines

Një protestë propalestineze filloi sot në Universitetin e Amsterdamit ndërsa studentët pushtuan një ndërtesë të universitetit, raportojnë mediat lokale, transmeton Anadolu.

Agjencia e lajmeve ANP raportoi se policia ka paraqitur një kallëzim për akte vandalizmi kundër protestuesve, të cilët kërkojnë përfundimin e luftës së Izraelit në Gaza.

Policia ka bllokuar hyrjen në godinën e universitetit dhe u ka kërkuar demonstruesve që të lirojnë vullnetarisht ambientet.

Më shumë se 35.000 palestinezë janë vrarë dhe mbi 76.600 të tjerë janë plagosur në ofensivën brutale izraelite në Rripin e Gazës që nga sulmi i grupit palestinez Hamas më 7 tetor të vitit të kaluar, në të cilin Tel Avivi thotë se u vranë 1.200 njerëz.

Related posts

Rafah ‘fokusi kryesor’ i ushtrisë izraelite në Gaza

rezart morina

Arrestohet Jorgo Goro, kryetari në detyrë i bashkisë së Himarës

admin

Rusia do të mund të ngrijë fondet e të huajve ndaj të cilëve zbaton sanksione

admin