RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti në Pejë: Serbia përgjegjëse për masakrat, rruga drejt drejtësisë e gjatë

kurti-ne-peje:-serbia-pergjegjese-per-masakrat,-rruga-drejt-drejtesise-e-gjate

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 25 vjetorin e masakrës në Qyshk, Zahaq, Pavlan dhe Llabjan ku u vranë 120 civilë nga forcat Serbe, ka thënë se Serbia duhet të jap përgjegjësi.

Ai në fjalimin e tij ka thënë se rruga për drejtësi për të vrarit gjatë luftës në Kosovë mbetet e gjatë.

“Sot kujtojmë mbi 120 civilë të vrarë në Qyshk, Zahaq, Pavlan dhe Llabjan. Kjo masakër është kryer në emër të Serbisë. Kjo është edhe një dëshmi se rruga drejt drejtësisë së plotë mbetet ende e gjatë. Vetëm Toplica Miladanoviq është dënuar me dënim maksimal.. Ju që e keni përjetuar luftën këtu i keni kujtimet e mëngjesit të 14 majit, kur rreth orës 7 e 30 forcat e armatosura të Serbisë hynë në fshat, rreth 100 pjesëtarë të armatosur, të maskuar e me fytyra të ngjyrosura me të zezë”, deklaroi Kurti.

Në përkujtimin e kësaj masakre i pranishëm është edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe figura të larta të ish-UÇK-së e zyrtarë komunal të Pejës.

Related posts

Ukraina: Anijet për në portet e kontrolluara nga Rusia do të konsiderohen ‘transportues potencialë ngarkesash ushtarake’

rezart morina

Vuçiq pas takimit me Borell e Lajçak: Bisedimet e vështira në Bruksel sapo kanë filluar

rezart morina

Kurti: Beteja e Koshares mund të shihet si panoramë e të gjitha betejave

rezart morina