RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

62 shok-bomba, 10 armë e 1.5 kg eksploziv-Policia jep detaje për armatimin në Zveçan

62-shok-bomba,-10-arme-e-1.5-kg-eksploziv-policia-jep-detaje-per-armatimin-ne-zvecan

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me armatimin dhe municionin e zënë një ditë më parë në Zveçan, raporton teve1.info

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, thihet se nga bastisja në tri lokacione-shtëpi të pabanuara, janë gjetur dhe sekuestruar 62 shok-bomba, 10 armë të llojeve të ndryshme, 33 karikatorë të mbushur e 1.5 kilogramë eksploziv plastik.

“Zveçan 14.05.2024, 15:30. Njësitet hetimore policore kanë bërë bastisjen në tri lokacione (shtëpi të pa banuara) dhe gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar 1588 copë municion,10 armë të llojeve të ndryshme, 62 shokë bombë, 1.5 kg. Eksploziv plastik, 1 palë dylbi, 4 radiolidhje, 1 shurdhues, pajisje rezervë për radiolidhje, 33 karikatorë të mbushur, 8 karikatorë të zbrazët, maska, antiplumb, uniforma serbe, uniforma të PK-së, tenda, pajisje për dron si dhe pajisje rezervë të armëve. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet relevante policore”, thuhet në raportin 24-orësh.

Related posts

Zv/kryeministrja bullgare: Maqedonia e Veriut ta zbatojë marrëveshjen, nuk do të ketë kushte të reja

Muhamet Ramadani

Seuli: Koreja e Veriut lëshoi dy raketa balistike

admin

Franca premton më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Muhamet Ramadani