RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kuvendi miratoi 10 nga 13 marrëveshjet ndërkombëtare, një u shty

kuvendi-miratoi-10-nga-13-marreveshjet-nderkombetare,-nje-u-shty

Deputetët e Kuvendit të Kosovës i miratuan 10 nga 13 marrëveshjet ndërkombëtare.

Me kërkesë të Grupit Parlamentar të LDK-së, Projektligjit për ratifikimin e “Marrëveshjes së bashkëfinancimit për hartimin e Projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren” u shty, me kërkesë të jepen informata shtesë.

Derisa, deputetët nuk kanë votuar për Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar, dhe pikën 3. Votimi i Projektligjit nr.08/L-236 për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

Related posts

Xhaferoviq pas takimit me Erdoğan-in: Turqia ka rol shumë stabilizues në rajon

admin

Presidenti Erdogan zhvillon bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Rutte

Irfan Jahiu

Arrestohen 37 persona në aksionin kundër një grupi kriminal nga Ballkani

admin