RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mali i Zi, vazhdon edhe pas 500 orësh gara e të qëndruarit i shtrirë

mali-i-zi,-vazhdon-edhe-pas-500-oresh-gara-e-te-qendruarit-i-shtrire

Gara e shtrirjes në Mal të Zi, e cila është unike në Evropë, po thyen të gjitha rekordet këtë vit, raporton Anadolu.

Edhe pse gara pritej të zgjaste disa ditë, shtatë garuesit më këmbëngulës qëndrojnë të shtrirë për më shumë se 500 orë.

Sot është dita e 22-të e garës, e cila zhvillohet në etno-fshatin malazez Brezna, i cili ndodhet në mes të Nikshiqit dhe Pluzhinës.

Anadolu vizitoi sot garuesit në këtë etno-fshat. Ata thonë se nuk po heqin dorë nga lufta për vendin e parë që sjell 1000 euro.

Garuesit janë të akomoduar brenda një objekti, kanë tre vakte ditore, si dhe të drejtën për të shkuar në tualet njëherë në çdo tetë orë.

Gara ka nisur zyrtarisht më 18 gusht dhe janë paraqitur gjithsej 21 garues.

Deri këtë vit rekordin e mbante Dubravka Aleksiq nga Podgorica, e cila qëndroi e shtrirë për 117 orë.

Related posts

Granata dore ndaj nënkryetarit të Ranillukut dhe dy zyrtarëve të tjerë

admin

Një i vdekur dhe 763 raste të reja me coronavirus

admin

Koreja e Jugut përballet me reshjet më të dendura më shumë se një shekull, nëntë të vdekur

admin