RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Dhjetëra palestinezë humbën jetën sot në sulmet e ushtrisë izraelite në Gaza

dhjetera-palestineze-humben-jeten-sot-ne-sulmet-e-ushtrise-izraelite-ne-gaza

Të paktën 37 palestinezë humbën jetën në sulmet e kryera nga ushtria izraelite në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës mëngjesin e sotëm, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, ushtria izraelite ka kryer sulme në rajonet Abu Iskender, Es-Sidra dhe Es-Sahaba në qytetin e Gazës.

Në lajm u raportua se 30 palestinezë, mes të cilëve 10 fëmijë, humbën jetën dhe shumë njerëz u plagosën në sulmet izraelite që synonin shtëpitë e familjeve “Jahjuh”, “Gaferi” dhe “Delu”.

Gazetari Muhammed Jahjuh dhe shumë anëtarë të familjes së tij kanë humbur jetën në sulmin e kryer nga ushtria izraelite në shtëpinë e tij.

Sipas informacioneve të marra nga burime spitalore, trupat e 4 palestinezëve që humbën jetën në sulmin e ushtrisë izraelite në shtëpinë e familjes “Halkavi” në Rafah, në jug të Gazës, si dhe shumë të plagosur u sollën në spitalet Kuvajt dhe Emirateve Arabe.

Dëshmitarët okularë thanë se ekipet e Mbrojtjes Civile vazhduan kërkimin për të zhdukurit në rrënojat e shtëpisë së shembur.

Dëshmitarët thanë se artileria e ushtrisë izraelite bombardoi intensivisht pjesët lindore dhe qendrore të qytetit të Rafahut dhe se në lindje të Rafahut pati përleshje të armatosura midis ushtarëve izraelitë dhe grupeve të rezistencës palestineze.

Tre palestinezë u vranë dhe shumë u plagosën në sulmin e ushtrisë izraelite që synonte një ndërtesë në lagjen Derej në lindje të Gazës.

Dëshmitarët okularë raportuan se ushtria izraelite bombardoi shtëpitë në kampin e refugjatëve Jibaliya në veri të Gazës dhe se pati përleshje midis grupeve të rezistencës palestineze dhe ushtarëve izraelitë.

Related posts

Kurti rithekson: Destruktiviteti i Beogradit nuk duhet të ngadalësoj integrimin e Kosovës në BE

admin

Erdoğan: “Shekulli i Turqisë” është një udhërrëfyes gjithëpërfshirës

admin

BE: Polonia, mbështetësja kryesore e refugjatëve ukrainas

admin