RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vriten të paktën 14 palestinezë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës

vriten-te-pakten-14-palestineze-ne-sulmet-e-izraelit-ne-rripin-e-gazes

Të paktën 14 palestinezë janë vrarë në sulmet ajrore që ushtria izraelite ka kryer ndaj rajoneve të ndryshme në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Avionët luftarakë izraelitë gjatë natës kanë kryer sulme ajrore ndaj pjesës veriore, jugore dhe pjesës qendrore të Gazës.

Katër palestinezë humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën në sulmin ajror ndaj shkollës Al-Jaouni në të cilën qëndrojnë palestinezët e zhvendosur në kampin e refugjatëve Nuseirat në pjesën qendrore të Gazës.

Ndërsa në orët e vona të natës në Spitalin Evropian në Khan Younis kanë mbërritur trupat e pajetë të 9 personave.

Më tej bëhet e ditur se ka patur të plagosur në sulmin ndaj kampit të refugjatëve Jabalia.

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur në sulmin në afërsi të kryqëzimit Al-Awda në qytetin Rafah.

Related posts

Daçiç në Moskë deklarata kundër Kosovës: Falënderues Rusisë për përpjekjet kundër pavarësisë së Prishtinës

admin

Rama, ndihmë nga Kur’ani për një shpifje ndaj tij

Muhamet Ramadani

Mbahet takimi i parë i mekanizmit të përbashkët midis Turqisë, Finlandës dhe Suedisë

admin