RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Lansohet E-Komuna, Kurti thotë se mundëson shërbime më të mira për qytetarët

lansohet-e-komuna,-kurti-thote-se-mundeson-sherbime-me-te-mira-per-qytetaret

Kryeministri Albin Kurti në ceremoninë e lansimit të shërbimeve të E-Komuna e cila është pjesë e platformës shtetërore E-Kosova, tha se përmes kësaj strategjie do të mundësohet që qytetarët të marrin shërbime më të mira.

Kurti po ashtu është shprehur se përmes E-Komunës, qytetarët do të jenë më të informuar për zhvillimet në komunat e tyre, si dhe do të krijohet një linjë komunikimi mes tyre dhe komunarëve.

“Ky transformim mundëson shërbime më të mira për qytetarët dhe bizneset. Përmes strategjisë së re E-Komuna kemi filluar një sërë reformash në zhvillimin e qeverisë digjitale. E kur flasim për shërbime, qëllimi nuk është vetëm digjitalizimi, por shërbimet duhet të ridizajnohen që ta kenë në fokus qytetarin. Parimi themelor gjatë ofrimit të shërbimeve është ai i gjithëpërfshirës. Duhet të sigurohemi që asnjë qytetarë të mos mbetet mbrapa. Ne jemi të përkushtuar që ky proces transformues të jetë edhe i sigurt”, tha Kurti.

Në ceremoninë e organizuar për lansimin e platformës E-Komuna morën pjesë edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, zv.ministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra e kryetarë komunash dhe zyrtarë komunal.

Related posts

Forcat izraelite vrasin një palestinez në Bregun Perëndimor të pushtuar

admin

Serbia nxit presion të vazhdueshëm ndaj bizneseve në veri të Kosovës, shënjestron transportues që mbështetën protestat studentore

Kushtrim Guraj

Mandatoi Konjufcën për formimin e qeverisë, Osmani: Vetëvendosja më bindi se i ka votat në Parlament

admin