RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Në sulmet izraelite gjatë natës në Gaza u vranë dhjetëra palestinezë

ne-sulmet-izraelite-gjate-nates-ne-gaza-u-vrane-dhjetera-palestineze

Dhjetëra persona u vranë jetën dhe dhjetëra u plagosën nga sulmet e kryera nga ushtria izraelite në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës gjatë gjithë natës, transmeton Anadolu.

Izraeli vazhdon sulmet në Rripin e Gazës prej 227 ditësh, ku shkaktoi një katastrofë të madhe humanitare duke i detyruar njerëzit të mbeten të uritur dhe të etur.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, artileria dhe avionët luftarakë izraelitë bombarduan rëndë lagjen Zeytun të Gazës. Në sulm pati persona të vrarë dhe të plagosur.

Në Spitalin Baptist u sollën trupat e tre personave që u vranë si pasojë e bombardimit të Xhamisë “Shejh Zekerija” në qendër të qytetit të Gazës nga avionët luftarakë izraelitë.

Gjithashtu pati të vrarë dhe të plagosur kur avionët luftarakë izraelitë bombarduan një shtëpi në lagjen Es-Sabra në jug të Gazës.

Avionët luftarakë bombarduan gjithashtu shtëpinë që i përket familjes “Al-Attar” në lagjen Shejh Ridvan të Gazës. Në sulmi u vranë tre persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

Ushtria izraelite bombardoi kampin e refugjatëve Jibaliye në veri të Rripit të Gazës me helikopter të tipit “Apache” dhe zjarr artilerie dhe si pasojë e sulmit mbetën të vrarë e të plagosur shumë njerëz.

Si pasojë e sulmit të ushtrisë izraelite në një pallat të familjes “Lebid” në qytetin Beit Lahiya në veri të Gazës u vranë jetën 6 persona.

Avionët luftarakë dhe artileria izraelite sulmuan gjithashtu kampet e refugjatëve Nusayrat, Burayj dhe Jibaliya të Rripit të Gazës dhe qytetet Beit Lahiya, Rafah dhe Gaza gjatë gjithë natës.

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza dje në një deklaratë tha se në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori u vranë 35.456 palestinezë, duke përfshirë të paktën 15.103 fëmijë dhe 9.849 gra dhe u palgosën 7.476 palestinezë.

Related posts

Treni i parë i mallrave Kinë-Evropë përmes Turqisë niset nga provinca Anhui

admin

“Nuk dëshiron thjesht mundësi të barabarta, por rezultate të barabarta”- Elon Muks: Kamala Harris është një komuniste

admin

Lajçak: Më 2 maj fillon krijimi i Asociacionit

rezart morina