RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Asnjë arrestim në protestën e Belfastit; 90 të ndaluar në Londër

asnje-arrestim-ne-protesten-e-belfastit;-90-te-ndaluar-ne-londer

Policia në Irlandën e Veriut nuk ndërhyri gjatë protestës në mbështetje të Palestine Action në Belfast, ndërsa në Londër u kryen dhjetëra ndalime në një tubim të ngjashëm të shtunën.

Dhjetëra aktivistë në të dy qytetet mbanin pankarta me mbishkrimin: “Jam kundër gjenocidit, mbështes Palestine Action.”
Metropolitan Police njoftoi se të paktën 90 persona u ndaluan në Londër.

Protestat u zhvilluan pak ditë para sfidës ligjore kundër vendimit të qeverisë britanike për ta shpallur Palestine Action si organizatë “terroriste”.

Patrick Corrigan, drejtor i programit të Amnesty International në Irlandën e Veriut, i cili ishte i pranishëm në Belfast, e quajti këtë vendim “absurd”. /mesazhi

Related posts

I mbijetoi sulmit ajror, por vdiq pasi u godit nga rënia e ndihmave, fati e trishtë i fëmijës së mitur në Gaza. Babai i 13-vjeçarit: Nxitoi për të marrë fasule dhe oriz

admin

Borrell: Shumica e vendeve pajtohen me draftin e BE-së për marrëveshjen bërthamore

admin

Të paktën pesë të vdekur në Gaza nga shembja e ndërtesave, viktima të tjera nga i ftohti ekstrem

admin