RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria izraelite arreston 26 palestinezë në Bregun Perëndimor

ushtria-izraelite-arreston-26-palestineze-ne-bregun-perendimor

Ushtria izraelite në bastisjet e kryera në Bregun Perëndimor nën pushtim, arrestoi 26 palestinezë përfshirë edhe ish të burgosur, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të përbashkët nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Delegacioni për të Burgosurit dhe të Liruarit të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës thuhet se forcat izraelite vazhduan bastisjet tyre në Bregun Perëndimor dhe në Kudsin Lindor.

Bastisjet në fjalë janë intensifikuar në Al-Khalil dhe Ramallah dhe se ushtarët izraelitë bastisën shtëpitë e palestinezëve dhe i kanë goditur ato. Që nga dje e deri më sot ushtria izraelite ka arrestuar 26 palestinezë, përfshirë edhe ish të burgosur në Bregun Perëndimor.

Bashkë me të arrestuarit e fundit, numri i palestinezëve të arrestuar nga Izraeli në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori 2023 është rritur në 8.800. Statistikat në fjalë, përfshijnë arrestimet që vazhdojnë që nga 7 tetori dhe të liruarit më pas.

Që nga 7 tetori 2023, kur ushtria izraelite filloi sulmet në Rripin e Gazës, ka patur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.

Related posts

Bashkimi Evropian dhuron 1 miliard euro ndihmë për Ukrainën

admin

Një 4 vjeçar dyshohet se ka rënë në kanalin e Ibër-Lepencit

rezart morina

Lajçak nis “lobimin” në shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën

admin